Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së, me ç’rast krerët e shtetit bënë homazhe në Prekazin historik të Skenderajt.
Mirëpo dje, gjatë seancës në Kuvend, kryeministri i vendit, Albin Kurti mbajti një fjalim para deputetëve, fjalim të cilin e shpërndau edhe në Facebook.
Ndonëse historia e Jasharajve të Prekazit është më e dëgjuara dhe e di çdo shqiptar, si duket Kurti e ka ngatërruar pak.
Në fjalimin e tij ai përmend të bijën e Hamzës, si e mbijetuara e vetme e kësaj masakre, mirëpo Kurti e shkruan që është “vajza e kryekomandant Adem Jasharit”.
Ky gabim i Kurtit ‘ka marrë malin’ nëpër rrjete sociale duke u akuzuar se nuk e di siç duhet historinë që i solli Kosovës lirinë dhe pavarësinë.