image Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris

Politikë

Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjesë në Forumin e Paqes, që do të mbahet të enjten dhe të premten në Paris.

Pjesëmarrjen e të parit të ekzekutivit në këtë forum ku do të jenë rreth 450 pjesëmarrës, e ka bërë të ditur për KP, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Kujtojmë që Kosova nuk është ftuar në Samitin për Demokraci, që do të mbahet për herë të parë në ShBA. Mosftesa nga ShBA-ja ka ngjallur shumë reagime në vend. /GazetaSinjali/