image Kryeministri kroat viziton sot Kosovën

Politikë

Kryeministri kroat viziton sot Kosovën

news image

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

I pari i ekzekutivit kroat do të pritet në takime të ndara nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeparlamentari, Glauk Konjufca dhe kryeministri, Albin Kurti.

Takimi Kurti – Plenkoviq do të mbahet nga ora 10:00 deri në orën 10:25 dhe pas takimit do të dalin në konferencë të përbashkët për media.

Takimi me Osmanin do të mbahet në orën 12:05, ndërsa me Konjufcën Plenkoviq do të takohet në orën 12:55.

Kjo do të jetë vizita e parë e Plenkoviqit në Prishtinë qëkur ka ardhur në pushtet./Gazeta Sinjali/