image Kryeministri kroat pas vizitës në spital: Do të mbulojmë të gjitha kostot për të lënduarit

Rajon

Kryeministri kroat pas vizitës në spital: Do të mbulojmë të gjitha kostot për të lënduarit

news image

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka bërë të ditur se gjendja e të lënduarve nga aksidenti tragjik në Kroaci është stabile dhe se të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.

Plenkoviq tha se një nga të lënduarit është në Zagreb.

“Vetëm një nga të lënduarit është aktualisht në Zagreb, të gjithë të tjerët janë vendosur këtu në spitalin në Sllavonski Brod ose në një shtëpi me konvikt, ata që nuk janë të lënduar”, tha Plenkoviq.

Tutje ai ka shtuar se do të ndihmojnë në kostot e shpenzimit dhe gjithçka tjetër.

“Nga kostot e qëndrimit këtu, deri tek organizimi i udhëtimit në Kosovë për të gjithë pacientët, sepse duke pasur parasysh situatën, jo të gjithë pacientët do të jenë në gjendje të largohen nga Sllavonski Brod në të njëjtën kohë. Ne do të ndihmojmë gjithçka”, tha kryeministri kroat./Gazeta Sinjali/