image Kurti kërkon nga liderët shqiptarë në Luginë që t’i koordinojnë veprimet politike

Politikë

Kurti kërkon nga liderët shqiptarë në Luginë që t’i koordinojnë veprimet politike

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot u takua me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifin, ku diskutuan problemin për mosnjohjen nga Serbia të diplomave të Kosovës, ku sipas tyre, po e pamundëson punësimin e të diplomuarve dhe si shkak po nxit migrimin e profesionistëve në vendet perëndimore.

Si dhe në takim u diskutua për problemet, me të cilat po përballen qytetarët shqiptarë dhe Arifi shprehu shqetësimin për vazhdimin e shlyerjes së tyre nga regjistri civil.

Kurti tha se në takimet, që ka pasur në Bruksel me palën serbe, por edhe në të gjitha takimet e konferencat ndërkombëtare, vazhdimisht e rithekson se për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë, duhet të zbatohet reciprocitet i të drejtave të minoriteteve në shtetet e rajonit.

Për çështjen e diplomave, certifikatave, patent shoferëve e letërnjoftimeve, është duke u insistuar në Bruksel, por Serbia vazhdon të refuzojë të njohë dokumentet zyrtare të Republikës së Kosovës.

Në takim ishin të pranishëm edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, Hydajet Hyseni e Avni Dehari dhe babai i aktivistit të vrarë të LVV-së, Arben Xheladini, Shaban Xheladini./GazetaSinjali/