image Kryeministri i Spanjës i bën thirrje botës që ta dëgjojë Kinën

Botë

Kryeministri i Spanjës i bën thirrje botës që ta dëgjojë Kinën

news image

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka thënë se bota duhet të dëgjojë Kinën në mënyrë që të gjejë një rrugëdalje nga lufta në Ukrainë dhe që Kievi të rivendosë integritetin e tij territorial.

Sanchez, i cili po fliste në një konferencë shtypi në Bruksel pas një takimi të Këshillit Evropian, do të vizitojë Kinën javën e ardhshme për bisedime me presidentin Xi Jinping. Takimi pritet të fokusohet kryesisht në konfliktin në Ukrainë.

Kryeministri spanjoll tha:

“Kina është një aktor global, kështu që padyshim që ne duhet të dëgjojmë zërin e saj për të parë nëse mes nesh, ne mund t’i japim fund kësaj lufte dhe Ukraina mund të rimarrë integritetin e saj territorial.”

/GazetaSinjali/