Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, tha së fundmi se është i gatshëm të ndihmojë në përpjekjet për paqe, pas tentimit të pushtimit të Ukrainës, pasi kishte një telefonatë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, raporton Reuters, përcjellë Sinjali.
Modi tha se India është e gatshme “të kontribuoj në çfarëdo mënyre drejt përpjekjeve për paqe”, derisa presidenti i Ukrainës, Zelenskiy, e informoi atë për konfliktin.
Reagimi i kryeministrit Modi vjen pasi India, së bashku me Kinën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, abstenuan nga votimi për një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të dënuar pushtimin e Rusisë. Rusia vuri veton ndaj rezolutës.
Modi shprehi keqardhjen e tij të thellë për humbjen e jetës dhe pronës për shkak të konfliktit të vazhdueshëm.
Ai gjithashtu ngriti çështjen e sigurisë së qytetarëve indianë dhe kërkoi ndihmë për evakuimin e studentëve nga Ukraina.
/GazetaSinjali/