Është infektuar me koronavirus kryeministri i Rusisë, Mikhail Mishustin.
Mishustin konfirmoi rezultatet e testimit në një video-konferencë me presidentin Vladimir Putin, dhe emëroi zëvendësin e tij në detyrën e Kryeministrit.
“Unë duhet t’u bindem rregullave të izolimit për sigurinë e kolegëve të mi”, tha Mishustin.
Në vend të Mishustin do të vijë zëvendëskryeministri i parë Andrey Belousov që të shërbejë tashmë si kryeministër në mungesë të tij. Putin mbështeti propozimin e tij.
Rusia deri më tani ka regjistruar 106.498 raste me covid-19 dhe 1,073 viktima. /Gazeta Sinjali/