image Kryeministri i Kroacisë infektohet me koronavirus

Rajon

Kryeministri i Kroacisë infektohet me koronavirus

news image

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç është infektuar me COVID-19 dhe tani ndodhet në vetizolim, shkruan Gazeta Sinjali.

Në njoftimin e Qeverisë Kroate tregojnë se “Me rekomandimin e një epidemiologu, Plenkoviç kreu një ri-test për praninë e koronavirusit të hënën dhe rezultati ishte pozitiv”.

“Kryeministri u urdhërua më parë një masë epidemiologjike e vetizolimit. Kështu që tani ai do të qëndrojë i izoluar për 10 ditë”, thuhet tutje në njoftim.

Plenkoviç aktualisht po ndihet mirë dhe vazhdon të kryejë aktivitetet dhe detyrimet e tij nga shtëpia.

/Gazeta Sinjali/