image Kryeministri i Izraelit falënderon aleatët, Shqipërinë e rendit të dytën, pas SHBA-së

Botë

Kryeministri i Izraelit falënderon aleatët, Shqipërinë e rendit të dytën, pas SHBA-së

news image

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka falënderuar aleatët për mbështetjen në konfliktin ndaj organizatës palestineze të shpallur terroriste “Hamas”.

Netanyahu flamurin e Shqipërisë e ka renditur të dytën pas atij të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Faleminderit që qëndroni me vendosmëri me Izraelin dhe mbështetni të drejtën tonë për vetëmbrojtje ndaj sulmeve terroriste”, shkroi Natanyahu në Twitter.

Në ditën e shtatë të rishpërthimit të konfliktit izraelito-palestinez, Netanyahu u zotua se Izraeli do të vazhdojë të hakmerret me forcë ndaj sulmeve raketore të Hamasit, “derisa të jetë e nevojshme”./Gazeta Sinjali/