image Kryeministri i Bullgarisë pas takimit me Albin Kurtin: Vendet tona nuk kanë çështje të pazgjedhura

Kosovë

Kryeministri i Bullgarisë pas takimit me Albin Kurtin: Vendet tona nuk kanë çështje të pazgjedhura

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri bullgar Boyko Borissov, janë takuar sot në Munih, aty ku është mbajtur Konferenca për Siguri.

Kryeministri bullgar përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Kosova dhe Bullgaria nuk kanë asnjë çështje të pazgjidhur.

“Nuk ka çështje të pazgjidhura të ndjeshmërisë politike midis vendeve tona, dhe marrëdhëniet bilaterale gjithmonë janë karakterizuar nga besimi i ndërsjellë”.

Ai ka thënë se “ekziston një potencial i pashfrytëzuar për zgjerimin e bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, investimeve dhe turizmit”.