image Kryeministri Hoti viziton sot Tiranën, pritet nga Rama

Politikë

Kryeministri Hoti viziton sot Tiranën, pritet nga Rama

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të qëndrojë sot në Shqipëri për vizitë zyrtare, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoti do të pritet nga kryeministri Edi Rama, në orën 09:30, te Pallati i Brigadave.

Kryeministri Hoti ka në agjendë takime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit shqiptar.

Vizita e kryeministrit Hoti në Tiranë pason atë të kryeministrit Rama në Prishtinë.

Rama vizitoi Prishtinës pas aktakuzës që Prokuroria Speciale në Hagë ngriti ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, për afërsisht 100 vrasje./GazetaSinjali/