Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, edhe sot ka ngrënë sandviç për mëngjes, transmeton Gazeta Sinjali.
Megjithëse tha se është çështje private si e organizon drekën e tij, i pyetur se çka ka ngrënë sot, kreu i ekzekutivit tha se “sandviç si përditë”.
“Është një çështje e imja private si e organizojë unë drekën time. Sandviç si përditë”, tha ai.
Ditë më parë vartësi i Hotit në qeveri, zëvendëskryeministri Driton Selmanaj bëri të ditur se shefi i tij gjithmonë mëngjesin e merr nga shtëpia. /Gazeta Sinjali/