Kryeministri Hoti takohet me homologun maqedonas, flasin për fuqizimin e marrëdhënieve dypalëshe
Sinjali.com
23 Tetor 2020 16:58
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka qëndruar për vizitë sot në Maqedoninë e Veriut, ku është pritur nga homologu i tij, Zoran Zaev.
Kështu ka njoftuar Hoti në një postim në
rrjetin social Facebook.
Ai shtoi se përkushtimi kryesor i dy qeverive
është fuqizimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe fqinjësisë së mirë.
“Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut ndajnë interesa të përbashkëta politike dhe ekonomike, për stabilitetin, qëndrueshmërinë dhe prosperitetin e rajonit tonë”, shkroi Hoti. /Gazeta Sinjali/