image Hoti sot prezanton platformën për dialogun me Serbinë në Akademinë e Shkencave

Politikë

Hoti sot prezanton platformën për dialogun me Serbinë në Akademinë e Shkencave

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot do të prezantojë platoformën e qeverisë për dialogun e Kosovës me Serbinë para Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Siç njofton zyra e Kryeministrit, ky prezantim do të bëhet në objektin e ASHAK, në ora 13:30.

Sipas agjendës së publikuar të kryeministrit, Hoti sot pritet të takohet me ambasadorin e Gjermanisë dhe atë të Austrisë në Kosovë./Gazeta Sinjali/

Agjenda e Kryeministrit Hoti për sot:

1. Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Ëeidinger. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë (Vetëm pamje)

KOHA: 11: 00

2. Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë (Vetëm pamje)

KOHA:  12:00

3. Kryeministri Avdullah Hoti prezanton në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës platformën e Qeverisë së Kosovës për dialogun.

 VENDI: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës

KOHA: 13:30