Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot do të prezantojë platoformën e qeverisë për dialogun e Kosovës me Serbinë para Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Siç njofton zyra e Kryeministrit, ky prezantim do të bëhet në objektin e ASHAK, në ora 13:30.
Sipas agjendës së publikuar të kryeministrit, Hoti sot pritet të takohet me ambasadorin e Gjermanisë dhe atë të Austrisë në Kosovë./Gazeta Sinjali/
Agjenda e Kryeministrit Hoti për sot:
1. Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Ëeidinger. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë (Vetëm pamje)
KOHA: 11: 00
2. Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë (Vetëm pamje)
KOHA: 12:00
3. Kryeministri Avdullah Hoti prezanton në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës platformën e Qeverisë së Kosovës për dialogun.
VENDI: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës
KOHA: 13:30