image Kryeministri Hoti sot pasdite mban konferencë për media

Politikë

Kryeministri Hoti sot pasdite mban konferencë për media

news image

Kryeministri Avdullah Hoti sot do të mbajë konferencë për media.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, konferenca do të mbahet në orën 16:00 në oborrin e qeverisë.

Ndërkaq nuk dihet arsyeja e mbajtjes së kësaj konference. Në bazë të deklaratave të fundit të kryeministrit Hoti, konferenca mund të jetë lidhur me masat e reja ndaj COVID-19 dhe mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. /Gazeta Sinjali