Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e artistit shqiptar, Avni Mula, raporton Gazeta Sinjali.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se vepra e çmuar e kompozitorit do të jetojë gjatë edhe për brezat që do të vijnë.
“Me pikëllim e mora lajmin për ndarjen nga jeta të artistit të madh shqiptar, Avni Mula.
Ngushëllime të sinqerta Inva Mulës, të gjithë familjes dhe komunitetit të artistëve. Vepra e çmuar e kompozitorit dhe baritonit tonë, do të jetojë gjatë edhe për brezat që do të vijnë”, ka shkruar ai. /Gazeta Sinjali/