image Kryeministri Hoti ngushëllon për vdekjen e gazetarit kosovar

Sociale

Kryeministri Hoti ngushëllon për vdekjen e gazetarit kosovar

news image

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë gazetari kosovar Llukman Halili, duke lënë pas një karrierë të pasur në gazetarinë shqiptare. Halili ishte me prejardhje nga Tërnoci i Bujanocit dhe mbante titullin Doktor i Shkencave Humane.

Për vdekjen e tij, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka ngushëlluar familjen e tij. Hoti tha se është tronditur me lajmin për vdekjen e gazetarit.

“Jam i tronditur nga shkuarja e hershme në amshim e gazetarit Llukman Halili. Ky është një lajm i trishtueshëm për mbarë gazetarinë shqipe.
Në emrin e Qeverisë së Kosovës dhe në emrin tim personal u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe miqve të tij.
Zoti e bekoftë Llukman Halilin! Zoti e bekoftë familjen e tij!”, ka shkruar kryeministri në Facebook./Gazeta Sinjali/