image Kryeministri Hoti nënshkruan tender me vlerë rreth 100 mijë euro
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Kryeministri Hoti nënshkruan tender me vlerë rreth 100 mijë euro

news image

Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ditë më parë ka arritur të përfundojë një tjetër tender në lidhje me “Shërbime të shtypjes, marketingut dhe shërbime të skenografisë për raste ceremoniale dhe festive”, njofton Gazeta Sinjali.

Për tenderin në fjalë fillimisht janë ndarë  98 mijë e 500 euro.

Në tenderin e publikuar nga Prokurimi,  vlera e përgjithshme e kontratës është 96 mijë e 323 euro.

Tutje, bëhet e ditur se kohëzgjatja e marrëveshjes kornizë, është bërë për 3 vite.

Kujtojmë që tenderi i është dhënë operatorit ekonomik “VM3” Sh.P.K. /Gazeta Sinjali/