Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se posedon tri banesa, prej të cilave merr edhe qira. Ndërkohë, para të gatshme ka rreth 6 mijë e 500 euro.
Hoti në raportin e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion, ka sqaruar se ka tri banesa, një prej 67 metrave në vlerë prej 68 mijë euro, e të cilën e ka blerë me mjete vetanake, kredi dhe hua familjare. Një tjetër e ka blerë me mjete vetanake dhe ka 57 metra katrorë, në vlerë 60 mijë euro. Kurse, banesën e tretë me 79 metra katror, e ka blerë me mjete vetanake, paradhënie nga punëdhënësi dhe kredi, në vlerë prej 105 mijë euro.
Ai ka deklaruar se në dy banka të Kosovës ka 6 mijë e 515 euro. Ndërkohë, ka borxh 21 mijë e 325 euro.
Hoti në kohën kur ka qenë zëvendëskryeministër, ka raportuar se përveç pozitës në qeveri dhe si deputet, punon me gjysmë norme në Universitetin e Prishtinës dhe në një nga kolegjet në Prishtinë./Gazeta Sinjali/