image Kryeministri Hoti i uron besimtarët: Sot festoni në shtëpi

Kosovë

Kryeministri Hoti i uron besimtarët: Sot festoni në shtëpi

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Ai ka ftuar që kjo festë të kremtohet në shtëpi pasi vetëm kështu mund të kontribuojmë në menaxhimin e situatës me pandeminë.

Urimi i Hotit:

Me fat Kurban Bajrami. Uroj dhe lutem që të keni shëndet të mirë ju dhe familjet tuaja. Dua të besoj se festat e ardhshme do t’i presim në një situatë krejt normale, pa pandemi, me gëzime e me sfidat e zakonshme që ka jeta.

Sot festoni në shtëpitë tuaja dhe lutuni për familjarët, miqtë, vendin dhe mbarë njerëzimin.

Duke qëndruar në shtëpi i ndihmojmë heronjtë e vijës së parë të frontit – stafin tonë shëndetësorë, të cilët po përballen me këtë pandemi për gjashtë muaj pa pushim. Edhe sot në këtë ditë feste, ata janë duke u kujdesur për qytetarët në nevojë.

T’i respektojmë masat sot, që të festojmë përjetë e mot.

Gëzuar. /Gazeta Sinjali