Holanda e sheh si të pamundur ndërprerjen e plotësishme të gazit dhe naftës ruse.
“Nuk është e mundur” që Bashkimi Evropian të ndërpresë plotësisht furnizimin e tij me naftë dhe gaz rus, paralajmëroi kryeministri holandez Mark Rutte, shkruan CNN.
“Ne duhet të diskutojmë dobësitë tona në lidhje me varësinë tonë nga nafta ruse dhe gazi rus. Unë nuk do të lutem për të ndërprerë furnizimin tonë me naftë dhe gaz sot nga Rusia“, tha Rutte në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij francez në Paris.