Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka krahasuar situatën në Ukrainë me atë në Kosovë gjatë luftës së fundit.
Derisa po i paraqiste sanksionet e Britanisë kundër Rusisë, Johnson e krahasoi Putinin me Millosheviqin.
“Një nga gjërat më magjepsëse është se sa afër në analogji janë veprimet e tij [Vladimir Putinit] dhe Sllobodan Millosheviqit. Pikërisht të njëjtat budallallëqe po hidhen për bashkimin misterioz mes Kosovës dhe Beogradit, mes Kievit dhe Moskës. Pikërisht i njëjti agresion. Dhe mos harroni Sllobodan Millosheviq vdiq derisa po gjykohej”, tha ai.