image Kryeministri britanik, pasi shkarkoi deputetin: Të shohësh video pornografike në vendin e punës është e papranueshme

Botë

Kryeministri britanik, pasi shkarkoi deputetin: Të shohësh video pornografike në vendin e punës është e papranueshme

news image

Pas lajmeve të vitit të kaluar se ishin gjetur gjurmë të përdorimit të lëndëve narkotike, Parlamenti britanik u godit nga një tjetër skandal.

Mediat raportuan se një nga deputetët e Kryeministrit Boris Johnson, është kapur duke parë filma pornografikë në telefon gjatë një seance në parlament.

Johnson tha se është e papranueshme që dikush të shohë video pornografike në vendin e punës.

“Unë mendoj se është e papranueshme që dikush të bëjë diçka të tillë në vendin e punës. Do të ishte e njëjta gjë për çdo punë në këtë vend, le të jemi plotësisht të qartë për këtë. Ajo që duhet të ndodhë tani është që duhet të kryhen procedurat e duhura dhe të kuptojmë faktet. Por , po qartësisht një sjellje e tillë është krejtësisht e papranueshme”.

Johnson nënvizoi se pas hetimeve të këtij rasti, Partia Konservatore do të vendosë se çfarë veprimesh do të merren ndaj deputetit, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i qartë.

/GazetaSinjali/