Kryeministri Albin Kurti, mbrëmë ka paralajmëruar se për shkak të koronavirusit nuk do t’u flasë me dorë ministrave dhe zëvendësministrave. E njëjtë ka vepruar edhe në takim me shefin e Eulex-it, Lars Gunnar Wigemark.
Fotografia e kryeministrit Kurti duke u përshëndetur me bërryl me shefin e Eulexit është shpërndarë nga stafi i tij, në rrjetet sociale.
Ndryshe, mbrëmë pasi ka prezantuar të gjitha masat kundër koronavirusit, Kurti ka thënë se do të ndalojë së përshëndeturi dorë për dore me pjesëtarët e kabinetit të tij.
“Nga sot ministrave dhe zëvendëskryeministrave nuk ua shtrëngojë dorën dhe kjo nuk do të thotë asgjë në raportet në mes nesh, ka të bëjë me koronavirusin”, është shprehur Kurti.. /Gazeta Sinjali/