image Kryeministri Australian: Zjarret mund të vazhdojnë me muaj

Botë

Deklaratë/ Kryeministri Australian: Zjarret mund të vazhdojnë me muaj

news image

Kryeministri Australian Scott Morrison ka paralajmëruar ditën e sotme se zjarret shkatërruese në Australi mund të vazhdojnë me muaj.

Të paktën 24 njerëz kanë vdekur që kur filluan zjarret në shtator, ndërsa cilësia e ajrit në kryeqytetin Australian, Canberra, u vlerësua këtë fundjavë si më e keqja në botë.

Si një ndikim për rrugën e gjatë përpara deri në shërimin e plotë të situatës, Morrison në një deklaratë për mediat paralajmëroi se zjarret mund të digjen për shumë muaj, Agjensia për Rimëkëmbje e sapokrijuar për gjendjen e jashtëzakonshme në Australi do të ndihmojë në shuarjen e zjarreve dhe rimëkëmbjen e vendit, duke filluar nga rindërtimi i infrastrukturës deri në sigurimin e mbështetjes së shëndetit mendor.

Komediani australian Celeste Barber mblodhi të premten më shumë se 20 milion dollarë në vetëm 48 orë nga donacionet e bëra. Shumë figura të famshme ndërkombëtare kanë kontribuar në mbledhjen e fondeve për rimëkëmbjen e Australisë.

Gati 200 vatra zjarresh janë ende duke u djegur në të gjithë vendin. Më shumë se 1200 shtëpi janë shkatërruar dhe miliona hektarë tokë janë djegur. /Gazeta Sinjali/