Kryeministri australian Scott Morrison tha se origjina e Covid-19 mund të jetë nga tregjet e kafshëve të egra, teksa bëri thirrje për një hetim të pavarur në origjinën e pandemisë.
“Origjina më e mundshme ka qenë në një treg të kafshëve të egra,” tha ai ditën e sotme.
“Ajo që është me të vërtetë e rëndësishme është që të kemi një hetim të duhur, një përmbledhje të pavarur, në mënyrë transparente, dhe të mësojmë nga këto gabime . Kjo është edhe ajo në të cilën përqendrohet Australia”, tha Morrison.
Deri më tani në Australi janë shënuar 96 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 15,621 të infektuar. /Gazeta Sinjali/