Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Monika Kryemadhi iu bashkua protestës së të rinjve në Tiranë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar të Shqipërisë.
Bashkë me disa ish-deputete të LSI-së bllokuan rrugën duke mos lejuar kalimin e makinave, raporton OraNews.
“Unë do ta shkel ligjin e Edi Ramës. Do qëndroj këtu sa të kemi mundësi. Unë mendoj se ky është reagimi im i momentit. Nuk i njoh ligjet e Edi Ramës. Nuk e njoh as Edi Ramën as kush është me Edi Ramën. Është territori i Shqipërisë dhe jo i Serbisë. Vetëm një serb mund të prishë Teatrin Kombëtar”, u shpreh Kryemadhi.
Në një debat me një qytetar i cili i kërkonte që të premtonte se nuk do të amnistonte këtë krim të rëndë, Kryemadhi i tha prerë: “Unë do t’ia ha veshin Edi Ramës. Kaq po të them”./Gazeta Sinjali/