image Kryeinfektologu amerikan demanton Trump-in: Nuk ka bazë shkencore që virusi u prodhua në laboratorin kinez

Botë

Botë/ Kryeinfektologu amerikan demanton Trump-in: Nuk ka bazë shkencore që virusi u prodhua në laboratorin kinez

news image

Kryeinfektologu amerikan, Dr.Anthony Fauci, ka thënë se nuk ka bazë shkencore për teorinë se koronavirusi është prodhuar nga njeriu në një laborator kinez.

Sipas tij, virusi ka evoluuar në natyrë dhe më pas ka kaluar te gjallesat.

Gjatë një intervsite për “National Geographic”, ai tha: “Nëse e shikoni evolucionin e virusit në lakuriqë dhe atë që ka dalë atje tani, dëshmitë shkencore janë duke na çuar fuqishëm drejt asaj se ky virus nuk ka mundur të manipulohet artificialisht ose qëllimisht. Gjithçka rreth evolucionit hap pas hapi fuqishëm tregon se virusi ka evoluuar në natyrë dhe më pas ka kërcyer në specie.”

Bazuar në të dhënat shkencore, ai gjithashtu nuk e përkrah as teorinë tjetër se gjoja dikush e ka gjetur virusin në natyrë, e ka sjellur në laborator dhe më pas virusi ka rrjedhur aksidentalisht jashtë laboratorit.

Teoria se virusi ka dalë nga një laborator në Wuhan të Kinës është cituar këtë javë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, shkruan “The Guardian”.

Sidoqoftë, infektologu Fauci e ndan të njëjtin mendim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe burimet e inteligjencës, të cilat janë në kundërshtim me pretendimet e Trump-it dhe Pompeo-s./Gazeta Sinjali/