image Kryediplomatja shqiptare, Xhaçka: Rikonfirmojmë mbështetjen e plotë për trupat e KFOR dhe dënojmë sulmet e dhunshme në veri

Politikë

Kryediplomatja shqiptare, Xhaçka: Rikonfirmojmë mbështetjen e plotë për trupat e KFOR dhe dënojmë sulmet e dhunshme në veri

news image

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka rikonfirmuar mbështetjen për trupat e KFOR-it dhe ka dënuar sulmet e dhunshme në veri të Kosovës.

Xhaçka mori pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s të mbajtur në Oslo, ku foli edhe për çështjen e Kosovës.

Kryediplomatja shqiptare ndër të tjerash ka theksuar se Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është mënyra e vetme për të ecur përpara.

“Të bindur se anëtarësimi i Suedisë në NATO do të forcojë Aleancën dhe sigurinë e Europës në tërësi. Mirënjohje për kontributin e NATO-s në ruajtjen e sigurisë në rajonin tonë. Rikonfirmova mbështetjen tonë të plotë për trupat e KFOR dhe dënimin e sulmeve të dhunshme të paprovokuara në veri të Kosovës. Dialogu i lehtësuar nga BE është mënyra e vetme për të ecur përpara”, shprehet Xhaçka në një postim në Twitter.

/GazetaSinjali/