image Kryediplomatja kosovare: Komunikimi i Grenellit me Hotin dhe Haradinajn e përmirësoi kualitetin e marrëveshjes

Politikë

Kryediplomatja kosovare: Komunikimi i Grenellit me Hotin dhe Haradinajn e përmirësoi kualitetin e marrëveshjes

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla e ka quajtur arritje të madhe nënshkrimin e marrëveshjes për normalizim ekonomik në mes Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Stublla – Haradinaj thotë se roli i Shtëpisë së Bardhë dhe presidentit amerikan, Donald Trump, është i pazëvendësueshëm në forcimin e shtetësisë së Kosovës.

Drejtimi i ri që po merr Kosova dhe Ballkani, me marrëveshjen tonë dypalëshe me SHBA-të, qartëson të ardhmen tonë si shtet i pavarur e sovran, zgjeron mundësitë e prosperitetit ekonomik, dhe ridrejton energjitë në konsolidimin e mëtejmë të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës“, ka shkruar ajo në Facebook, duke shtuar se komunikimi i të dërguarit special, Richard Grenell, me kryeministrin, Avdullah Hoti dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përmirësuar cilësinë e marrëveshjes.

Falënderime vëllazërore për të Deleguarin Special Grenell, që duke qenë në komunikim me kryeministrin Hoti dhe kryetarin Haradinaj, arritëm bashkë t’i akomodojmë komentet dhe shqetësimet tona në përmirësimin e kualitetit të marrëveshjes“, ka përfunduar ajo.

Postimi i saj:

Kosovë e dashur,

Kemi bërë arritje të mëdha në dialogun të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Roli i Shtëpisë së Bardhë dhe Presidentit Trump, është i pazëvendësueshëm në forcimin e shtetësisë së Kosovës.
Drejtimi i ri që po merr Kosova dhe Ballkani, me marrëveshjen tonë dypalëshe me SHBA-të, qartëson të ardhmen tonë si shtet i pavarur e sovran, zgjeron mundësitë e prosperitetit ekonomik, dhe ridrejton energjitë në konsolidimin e mëtejmë të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Falënderime vëllazërore për të Deleguarin Special Grenell, që duke qenë në komunikim me kryeministrin Hoti dhe kryetarin Haradinaj, arritëm bashkë t’i akomodojmë komentet dhe shqetësimet tona në përmirësimin e kualitetit të marrëveshjes.

Për Kosovën po fillon një kapitull i ri ndërkombëtar. Urime!

Zoti e bekoftë Kosovën 

Zoti e bekoftë Amerikën