image Kryediplomatja e Gjermanisë pritet të vizitojë Kosovën këtë javë

Botë

Kryediplomatja e Gjermanisë pritet të vizitojë Kosovën këtë javë

news image

Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock do ta vizitojë Kosovën këtë javë.

Lajmin e ka raportuar agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters.

Baerbock do ta vizitojë po ashtu edhe Moldavinë në fundjavë, ku do të takohet me presidenten Maia Sandu, tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Gjermanisë.

Përveç Kosovës e Moldavisë, Baerbock do të vizitojë gjithashtu Bosnjë-Hercegovinën dhe Serbinë gjatë kësaj jave, u tha gazetarëve zëdhënësi gjerman në një konferencë të rregullt për shtyp.

/GazetaSinjali/