image Kryediplomati turk premton investime në Kosovë: Për një vit do ta kryejmë

Politikë

Kryediplomati turk premton investime në Kosovë: Për një vit do ta kryejmë

news image

Kryediplomati turk, Mevlut Cavusoglu në konferencën e përbashkët me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla deklaroi se do t’i inkurajojnë biznesmenët turq, që të investojnë në Kosovë.

Ministri turk paralajmëroi investime në Kosovë në fushën e energjetikës, duke thënë se vendi në të ardhmen e afërt do të jetë në gjendje të eksportojë rrymë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në fushën e energjetikës, kompanitë tona janë të gatshme të investojnë dhe nuk duan garanci të blerjes. Financimin do ta bëjmë vetë dhe për një vit do ta kryejmë. Besoj që në investime të tilla kanë interesim firma të fuqishme në mënyrë që të prodhojnë elektricitet dhe Kosova të eksportojë rrymë në një të ardhme të afërt“, tha Cavusoglu.

Ai mes tjerash tha se “duhet të zhvillohet edhe eksporti i Kosovës në Turqi dhe ne duhet të punojmë përt këtë“.

Ministri turk, paralajmëroi krijimin e një komisioni të përbashkët ekonomik, mes Kosovës dhe Turqisë.

Dhe duhet t’i mbledhim edhe forumet biznesore dhe t’i takojmë biznesmenët tanë për këtë“, tha ministri i Jashtëm turk.

Po ashtu, ai theksoi se “duhet të rriten edhe investimet e Kosovës në Turqi”.

/GazetaSinjali/