image Kryediplomati italian: S’jemi këtu rastësisht, jemi në dispozicion të Kosovës e Serbisë

Politikë

Kryediplomati italian: S’jemi këtu rastësisht, jemi në dispozicion të Kosovës e Serbisë

news image

Zëvendëskryeministri italian, njëherësh edhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Antonio Tajani, ka theksuar se nuk dëshiron që lufta të ndodh sërish, pas tensioneve dhe zhvillimeve të fundit në veri të vendit dhe Bruksel.

Diplomati italian këto komente i bëri pas takimit me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Shwarz.

“Qëllimi është që zgjidhja e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë, nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian. Po planifikojmë që ta organizojmë një takim në Romë, duke treguar edhe kështu dedikimin e Italisë ndaj rajonit të Ballkanit”, tha Tajani.

Më tej zv.kryeministri italian theksoi se nuk dëshiron që lufta të ndodh sërish. Të njëjtin fjalim Tajani  tha se e ka thënë edhe në Serbi.

“Kurtin që do ta takoj më vonë për t’i thënë se ne jemi të angazhuar për ta siguruar paqen. Punojmë së bashku. Të njëjtën gjë e kam thënë edhe në Serbi”, tha Tajani.

Shefi i diplomacie italiane, theksoi se është optimist që në këtë rajon të kthehet prosperiteti, rritja ekonomike dhe të ketë paqe. Kjo vizitë s’është e rastësishme.

“Dua të që ky të jetë një mesazh për t’iu thënë se ne jemi këtu për ju, jemi në dispozicionin tuaj që mund të kontribuojmë në zgjidhjen e problemeve. Jemi këtu për të gjetur një zgjedhje”, shtoi Tajani.

Zv.kryeministri italian kërkoi rezultate të mira nga dialogu Kosovë-Serbi, ndërsa njoftoi se do t’i ftojnë për takim përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Po mendojmë që ta organizojmë në Romë një ngjarje që do t’i dedikohet Ballkanit ku do t’i ftojmë përfaqësuesit e Ballkanit që të sjellë rezultate të mira. Jam optimist dhe do të jem optimist. Ky është një sinjal i madh i Italisë për të zgjedhur problemet”, tha Tajani.

Zëvendëskryeministri italian, theksoi më tej se janë vënë në dispozicion të Kosovës dhe Serbisë për të bërë gjithçka që është e mundur për të zgjidhur problemet.

“Jemi të gatshëm dhe të disponueshëm për të përforcuar zhvillimin konkret të marrëdhënieve ekonomike”, theksoi Tajani.

Ndërsa zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla ka thënë se Tajani është mik i vjetër i Kosovës dhe evropian i përbetuar.

“Biseduam rreth përparimit të Kosovës në fushën e ekonomisë, vlerat e përbashkëta evropiane, reformën institucionale që është agjendë primare, rritjen e ndjeshme të investimeve në Kosovë. E falënderova për mbështetjen që Italia i ka dhënë Kosovës para e pas luftës. Falënderova ministrin qe ka theksuar përsëri që Italia do të mbetet një shtyllë e fuqishme”, tha Gërvalla.

Shefja e diplomacisë kosovare theksoi se kanë biseduar rreth rrethanave gjeopolitike ne Evropë e rajon, për përpjekjet e Serbisë për destabilizimin e Kosovës.

“Biseduam se sundimi i ligjit është përgjigje e nevojshme që të jepet dhe jo vetëm në rajonin tonë. Biseduam edhe për dialogun që është duke u zhvilluar me Serbinë një dialog që synim duhet të ketë një rezultat përfundimtar që nuk mund të jetë ndryshe vetëm me njohje reciproke. Biseduam se jo rrallë janë bërë gabime në dialog dhe e siguruam që gabimet të mospërsëriten”, tha zv.kryeministrja Gërvalla.

/GazetaSinjali/