Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka thënë se ka muaj që po punohet për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, duke shtuar se rezultatet mund të shihen.
Kështu ka thënë ai në një konferencë për media në ministrinë e Jashtme, teksa u shpreh se situata sipas tij është më pak e tensionuar, shkruan Associated Press.
“Sa i përket Kosovës, ne kemi muaj që po punojmë intensivisht, me një prani të vazhdueshme italiane të ushtrisë sonë në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që po kryejnë një rol politik. Ata janë paqeruajtësit dhe mendoj se rezultatet mund të shihen. Ka shumë vlerësim, besoj se sot situata është më pak e tensionuar”.