Ministri i Jashtëm Turk, Mevlut Cavusoglu, akuzoi Francën se po përpiqet të ndaj Sirinë ashtu siç kishte provuar të shpërbënte Irakun. Së bashkë Ministri turk u përgjigj kështu ndaj kërkesave të vazhdueshme të Presidentit francez Macron për ndaljen e inkursionit turk në territorin sirian.
“E them hapur, Macron dëshiron ta copëtoj Sirinë”, tha Cavusoglu për televizionin CNN Turk. Ministri i Jashtëm i Turqisë shtoi se bashkë me Francën, Izraeli dhe SHBA po ashtu e kanë synim një Siri të ndarë, duke shfrytëzuar YPG kurdë.
Cavusoglu vazhdoi duke thënë se arsye e tyre për shqetësim nga operacioni i Turqisë që ka synim forcimin e integritetit territorial të Sirisë.
Komentet e Cavusoglu vijnë pasi shtete europiane kanë shprehur pakënaqësitë dhe kundërshtimin e tyre ndaj operacionit ushtarak turk “Pranvera e Paqes”. Franca e ka dënuar rëndë këtë ndërhyrje derisa Macron ka pritur në Elysee komandantë të lartë të YPG para se të niste operacioni.