image Kryediplomati i Maqedonisë reagon për situatën në Veri: Serbët të kthehen në institucione dhe të vazhdojë dialogu

Politikë

Kryediplomati i Maqedonisë reagon për situatën në Veri: Serbët të kthehen në institucione dhe të vazhdojë dialogu

news image

Ministri i Punëve të jashtme të Maqedonisë, Bujar Osmani, ka reaguar lidhur me situatën në veri të Kosovës.

Osmani në një postim në Facebook, ai ka thënë se Maqedonia e Veriut po ndjek me kujdes situatën në veri të Kosovës, ku thotë se përkeqësimi i mëtutjeshëm i së cilës mund të përbëjë një sfidë serioze për stabilitetin e rajonit.

Ai gjithashtu ka kërkuar që që të përmbahen nga aktivitetet që mund të çojnë në përshkallëzimin e situatës, duke bërë ftesë për kthim në institucionet e sistemit dhe vazhdimin aktiv dhe të menjëhershëm të dialogut.

“Gjetja e një zgjidhjeje të përhershme që do të sigurojë njohje reciproke dhe një të ardhme evropiane për të dyja vendet, është e vetmja rrugë për një normalizim afatgjatë të marrëdhënieve që është me interes jo vetëm për të dyja palët, por edhe për të gjithë rajonin”, ka shkruar Osmani.

Република Северна Македонија со внимание ја следи ситуацијата во северот на Косово, чие натамошно влошување може да…

Posted by Bujar Osmani on Monday, November 7, 2022

/GazetaSinjali/