image Kryediplomati gjerman viziton sot Kosovën, kjo është agjenda e tij

Politikë

Kryediplomati gjerman viziton sot Kosovën, kjo është agjenda e tij

news image

Shefi i diplomacisë gjermane, Heiko Maas, do ta vizitojë Prishtinën sot, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë në Berlin.

Ndërkaq, nesër Maas do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Beograd.

Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Maria Adebahr, Maas do të diskutojë me zyrtarë të Kosovës dhe Serbisë, edhe për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

Vizita e shefit të diplomacisë gjermane vjen pas raportimit të mediave në rajonin e Ballkanit Perëndimor lidhur me mundësinë e ndryshimit të kufijve në mes të shteteve.

Kjo është agjenda e vizitës së kryediplomatit gjerman në Kosovë:

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pret në aeroport homologun e saj gjerman, Heiko Maas. (Aeroporti “Adem Jashari”, Prishtinë, ora 14:00).

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Presidenca, ora 15:00).

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Objekti i Qeverisë, ora 16:30).

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pret në takim homologun e saj gjerman Heiko Maas. (Objekti i MPJ-së, ora 17:00)./Gazeta Sinjali/