image Kryediplomati britanik: Trump, ka pasur të drejtë ta vrasë Qassem Soleimanin

Botë

Përkrahje/ Kryediplomati britanik: Trump, ka pasur të drejtë ta vrasë Qassem Soleimanin

news image

Ministri i jashtëm britanik, Dominic Raab, ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump, ka pasur të drejtë ta vrasë gjeneralin më të lartë ushtarak të Iranit.

Kryediplomati britanik tha se vendi i tij e kupton pozitën në të cilën kanë qenë Shtetet e Bashkuara para vrasjes së gjeneralit iranian, Qasem Soleimani, duke thënë se ato ishin të detyruara ta mbronin vetën.

Ky ndryshim i qëndrimit zyrtar të Britanisë së Madhe erdhi pas kritikave të sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo, ndaj Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë, duke thënë se ato nuk kanë qenë aq të dobishme sa ka dëshiruar ai.

Raab gjithashtu refuzoi të dënonte kërcënimin e presidentit amerikan për bombardimin e 52 caqeve iraniane në rast se Tehrani i sulmon asetet e Shteteve të Bashkuara.

Shefi i diplomacisë britanike gjithashtu tha se amerikanët janë përpjekur të dërgojnë një mesazh të qartë për Iranin që nuk mund ta vazhdojë sjelljen armiqësore, shkruan “Independent”.

Ndërkaq, kryeministri britanik Boris Johnson, edhe pse i heshtur dhe i painformuar, siç thuhet zyrtarisht, ndryshe nga izrealitët, është detyruar të kthehet nga pushimet në një ishull privat në Karaibe, për të ndjekur më nga afër emergjencën e re gjeopolitike të krijuar, pas vrasjes nga amerikanët të gjeneralit të lartë Iranian, ditë më parë. /Gazeta Sinjali/