image Kryediplomati austriak: Shtetet e Ballkanit duhet të hyjnë në BE

Evropë

Kryediplomati austriak: Shtetet e Ballkanit duhet të hyjnë në BE

news image

Ministri i Jashtëm, Alexander Schallenberg (ÖVP), po shtyn përpara agjendën e tij t’i kujtojë Bashkimit Evropian një zgjerim të planifikuar për të përfshirë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë fundjavës ai bëri një vizitë në Sofje dhe Shkup, për të trajtuar problemin që Bullgaria, anëtare e BE-së, po bllokon fillimin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, raporton transmetuesi ORF, përcjell albinfo.at.

Schallenberg dha një intervistë në Financial Times javën e kaluar, në të cilën ai bëri thirrje që BE-ja t’u japë vendeve fqinje akses të shpejtë në “pjesë të tregut të brendshëm”.

/GazetaSinjali/