image Kryebashkiaku në Australi thyen karantinën për birra me miq, shteti nuk e falë

Botë

Pandemia/ Kryebashkiaku në Australi thyen karantinën për birra me miq, shteti nuk e falë

news image

Australia nuk e ka falur kryebashkiakun e qytetit Warrnabool, Tony Herbert, pasiqë theu karantinën dhe doli për të pirë birra me miq. Ai është gjobitur me 1 mijë e 44 dollarë për shkak se theu rregullat e karantinës.

Mediet e huaja raportojnë se është ndëshkuar me gjobë kryetari i qytetit Warrnambool, pasi është fotografuar duke pirë birrë nën shoqërinë e disa personave të tjerë, jashtë një dyqani pijesh, këtë muaj, duke shkelur kështu urdhrat e izolimit.

Ndërkohë, në reagimin e tij publik, kryebashkiaku Tony Herbert ka pranuar gabimin dhe ka kërkuar falje.

“Unë besoja se veprimet e mia për t’u angazhuar me pronarët e bizneseve si pjesë e rolit tim të kryetarit ishin brenda kufijve të ligjit. Sidoqoftë, e kuptoj se i kisha shkelur pa dashje ligjet e reja, ndaj dëshiroj të këroj falje”, ka thënë Herbert.

Duke folur për incidentin, të raportuar për herë të parë nga transmetuesi publik ABC, policia e Victoria-s i tha CNN-it:

“Pas raportimeve të personave që mblidheshin dhe pinin në një rrugë jashtë një dyqani të pijeve alkoolike Warrnambool të Martën më 7 prill, policia mund të konfirmojë se ata kanë lëshuar katër njoftime ndëshkuese për shkelje të Shefit të Shëndetit Drejtimet e oficerëve “.

Australia aktualisht ka 6523 raste të konfirmuara me koronavirus, përfshirë 65 vdekje./ Gazeta Sinjali/