image Kryebashkiaku i Minneapolis ulet para arkivolit të George Floyd dhe qanë me dënesë

Botë

Kryebashkiaku i Minneapolis ulet para arkivolit të George Floyd dhe qanë me dënesë

news image

Vdekja e George Floyd  i cili u vra nga një polic në Minneapolis të SHBA-së ka shkaktuar protesta dhe solidarizim për luftën kundër dhunës dhe racizmit.

Në Minneapolis po zhvillohet një nga tre ceremonitë përkujtimore për të. Vdekja e tij nxiti protesta mbarë-kombëtare, të shoqëruara me plaçkitje e shkatërrime dhe me ballafaqime me policinë.

Gjatë ceremonisë përkujtimore ka rënë në sy gjesti i kryebashkiakut të Minneapolis, Jacob Frey i cili u ul në gjunjë dhe qau para arkivolit të George Floyd.

Trupi do të vendoset për homazhe të shtunën në Karolinën e Veriut, ku lindi George Floyd, pasuar nga një shërbesë e madhe të hënën në Hjuston, ku ai shpenzoi pjesën më të madhe të jetës.

Protestat në SHBA filluan pasi u bë publike një video e 46-vjeçarit afrikano-amerikan George Floyd i mbërthyer me këmbën në fyt nga një polic i bardhë për më shumë se tetë minuta, deri sa ai nuk lëviz më dhe duket se nuk reagon. Polici që mban të mbërthyer viktimën është akuzuar për vrasje me qëllim të grades të dytë dhe vrasje pa paramendim; tre policët e tjerë janë akuzuar për ndihmë në kryerjen e një vrasjeje. /Gazeta Sinjali/