image Kryebashkiakes së Durrësit i kanë faj mediet për gafën, "Të jemi të kënaqur me 50 viktima..."

Rajon

Reagim/ Kryebashkiakes së Durrësit i kanë faj mediet për gafën, “Të jemi të kënaqur me 50 viktima…”

news image

Pas gafës “se jemi të kënaqur me 50 viktima“, kryebashkiakja e Durrësit, Valbona Sako, ka reaguar nën pretekstin se deklarata e saj është shtrembëruar nga mediat.

Sako ka bërë së fundmi një reagim zyrtar, ku sqaron se deklarata e saj është shtrembëruar nga mediat.

“Qoftë edhe humbja e një jete është tragjedi për një komb. Dhimbje për 51 jetët e humbura, dhe e lumtur për shpëtimin e qindra mijërave të tjerëve. Jam shume e keqardhur që siç ka dy anë që po punojnë dhe një anë që përpiqet të abuzoje me situatën, ashtu edhe sot kam parë që ka deklarata të miat të cilat janë keqkuptuar nga njerëz dhe media të caktuara. Në vend që të kontribuojnë për ndihma për familjet në nevojë dhe për më shumë humanizëm, për fat të keq ka nga ata që i përdorin minutat dhe statuset e tyre për të shkëputur fjalë nga konteksti dhe për t’i shtrembëruar ato”, është shprehur Sako.

“Ky ishte një tërmet shkatërrimtar. Por, të jemi të kënaqur edhe me 50 viktima pasi në raste të tjera kanë qenë mbi 100 viktima”, ishin fjalët e Sakos. Deklarata e saj ka bërë xhiron e rrjetit dhe publiku ka reaguar ashpër ndaj saj, me mendimin se do shkaktonte dhimbje të madhe te familjarët e viktimave, e jo vetëm./ Gazeta Sinjali/

https://www.youtube.com/watch?v=MBwUsfwkdf4&feature=emb_title