Edhe pse në kohë pandemie, në Krushë të Madhe, në mënyrë simbolike, u shënua dita e të zhdukurve duke ndezur flakadanë në nderim të familjarëve të tyre që janë të zhdukur që nga lufta e fundit në Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook kryetari i Krushës së Madhe, Selami Hoti, derisa shkruan:
Me rastin e 21 vjetorit të zhdukjes pa gjurmë të familjarëve tanë edhe një herë në emër të të gjitha familjeve Krushjane i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të bëj trysni ndaj institucioneve të serbis për të qenë bashkëpunuese në këtë proces, te hap arkivat e ish ushtris jugosllave per te ofruar informata mbi fatin dhe vendëndodhjen e familjarëve tanë të zhdukur, është dëshmuar se vetëm presioni si në vitin 1999 e gjunjëzon atë.
Njëkohësisht, kërkojmë që drejtësia të
vihet në vend dhe faktorët politik të Kosovës të bëhen bashkë për të zgjidhur
këtë qështje humane dhe politike.
Falënderojmë kontributin e të gjitha qeverive vendore e ndërkombëtare në
zfjidhjen e kësaj qështje, me theks të veqantë falënderrojmë edhe KNKK-në për
kontributin e dhënë për dy dekada në zbardhjen e fatit të të zhdukurve por edhe
jemi të indinjuar kur ndëgjojmë lloj lloj deklarimesh të pa matura dhe fyese
nga njerëz të cilët qështjen tonë e kanë të fundit në agjendat e tyre. Në
vazhdimësi do të kërkojmë që qështja e të zhdukurve dhe të kidnapuarve të jetë
në krye të agjendës në bisedime mes Kosovës dhe Serbisë.
E drejta për të ditur ështe e garantuar me ligje ndërkombëtare. Krimet vjetërsohen por nuk falen!
Krushës së Madhe i mungojnë edhe 64 familjarë ndërsa gjithë Kosovës mbi 1641!
Përgjithmonë në zemrat tona!