image KRU "Prishtina": Nuk jemi të obliguar që t'i furnizojmë katet e sipërme me ujë

Sociale

KRU “Prishtina”: Nuk jemi të obliguar që t’i furnizojmë katet e sipërme me ujë

news image

Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” kanë thënë se ky ujësjellës nuk e ka obligim që të furnizojë katet e sipërme të banesave me ujë të pijshëm, raporton Gazeta Sinjali.

Ujësjellësi ka rekomanduar konsumatorët që kanë mungesë dhe shtypje të ulët të ujit në katet e sipërme, të bisedojnë me investitorë dhe me këshillin banesor.

“Të gjithë ata konsumatorë që kanë probleme me mungesë uji në katet e sipërme apo kanë shtypje të ulët, duhet t’i zgjedhin ato probleme së bashku me investitor dhe me këshill banesor, ngase pa ngritje mekanike, nuk mund të marrin ujë vazhdueshëm, përveç kësaj infrastruktura nëntokësore nuk përballon kërkesën për ujë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

“Andaj, ne nuk jemi të obliguar që t’i furnizojmë katet e sipërme me ujë të pijshëm dhe jemi në kuadër të Rregulloreve të ARRU-së. Pra, çdo mungesë uji në këtë periudhë ( në katet e sipërme) që është jashtë orarit të planifikuar të reduktimeve , konsumatori duhet zgjidhur me investitorin dhe këshillin banesor.”/Gazeta Sinjali/