Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” ka njoftuar se qytetarët mund t’i bëjnë pagesat nga e hëna, 30 mars 2020, me fillim nga ora 09:00 deri në ora 16:00.
“Të nderuar konsumatorë, menaxhmenti i KRU ‘Prishtina’ mori një vendim duke u bazuar në ndryshimin e Vendimit të Qeverisë së Kosovës për lëvizjen dhe qarkullimin e lirë. Ju njoftojmë se duke filluar nga dita e hënë, 30 mars 2020, të gjitha pikat e arkëtimit do të jenë të hapura , aty ku ju mund të bëni pagesa për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, nga ora 09:00 – 16:00”, thuhet në komunikatë.
Tutje KRU Prishtina thotë se ky vendim vlen për të gjitha komunat në zonën e shërbimit./Gazeta Sinjali/