image KRU "Prishtina" i angazhon 60 punëtorë për natën e sotme

Kosovë

Njoftimi/ KRU “Prishtina” i angazhon 60 punëtorë për natën e sotme

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Rajonal, “Prishtina” ka njoftuar se sonte do të jenë rreth 60 punëtorë kujdestarë që do të jenë në gjendje gatishmërie për t’u dalë në ndihmë të gjithë konsumatorëve në zonën e shërbimit nëse kanë probleme me rrjetin e ujësjellēsit në zonat ku jetojnë.

KRU “Prishtina” thotë se me të gjitha mundësitë teknike do të mbajë tempon e rregullt të furnizimit me ujë të pijshëm 24 orë pa ndërprerë.

“Ashtu sikurse tërë vitin 2019, edhe sot dhe duke vazhduar edhe më tej, ekipet teknike të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellēsit do të jenë në gjendje gatishmërie që t’u dalin në ndihmë të gjithë konsumatorëve në zonën e shërbimit nëse kanë probleme me rrjetin e ujësjellēsit në zonat ku jetojnë.
Gjatë natës së sontme, kur edhe pritet ndërrimi i motmoteve, do të jenë rreth 60 punëtorë kujdestarë në tërë zonën operative.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit Rajonal ” Prishtina” sh.a. me të gjitha mundësitë teknike do të mbajë tempon e rregullt të furnizimit me ujë të pijshëm 24 h pa ndërprerë.
Gëzuar, shëndet , lumturi e dashuri në mesin tuaj për vitin 2020!”, ka njoftuar Ujësjellësi. /Gazeta Sinjali/