image “KRU” Prishtina dhe komuna bashkëpunojnë për tejkalimin e situatës me Covid-19

Kosovë

“KRU” Prishtina dhe komuna bashkëpunojnë për tejkalimin e situatës me Covid-19

news image

Kompania rajonale e ujësjellësit “KRU” Prishtina dhe Komuna e Prishtinës po bashkëpunojnë për tejkalimin e situatës me virusin Covid-19.

“Bashkërendimi i aktiviteteve dhe bashkëveprimi ndërinstitucional në mes të KRU” Prishtina” dhe komunave në të cilat ofrojmë shërbime, është mëse i nevojshëm gjatë kësaj periudhe nëpër të cilën po kalon populli ynë. Kështu sot e nisi aktivitetin e tij, UD i kryeshefit ekzekutiv Kapllan Parduzi me bashkëpunëtor Salih Gjonbalaj sekretar, të cilët u takuan me kryetarin e komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, për të vazhduar më tej edhe me komunat e tjera në zonën operative”.

Siç njofton kumtesa, qëllimi i takimit të ditës së sotme ishte koordinimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve në mes të të dyja institucioneve për tejkalimin e situatës me virusin COVID-19.

“Ofrimi i shërbimeve cilësore me ujë dhe kanalizim i domosdoshëm për të gjithë konsumatorët tanë! Takimi ishte konstruktiv dhe frytdhënës. Falënderojmë kryetarin Shpend Ahmeti për përkrahje dhe mbështetjen e ofruar”, thuhet në njoftim. /GazetaSinjali/