image KRU "Prishtina" del me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Sociale

KRU “Prishtina” del me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka filluar renovimin e objektit për konsumatorë në drejtorinë e kësaj kompanie në rrugën “Hazir Shala” në lagjen “Kalabria”, në kryeqytet, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu, qytetarët nesër nuk mund të kryejnë shërbime në objektin kryesor të ujësjellësit, por të njëjtat mund t’i kryejnë në pikat të kësaj ndërmarrjeje.

“Gjatë ditës së nesërme në këtë objekt ju mund të realizoni vetëm pagesa të faturave të ujit, si dhe ankesat dhe kërkesat tuaja mund t’i parashtroni përmes Qendrës së Thirrjeve të kësaj kompanie, në numrin e telefonit pa pagesë : 0800 90009”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/